2007-12-02 12:36:31

Udhës së Betlehemit


ttp://www.archivioradiovaticana.va/storico/ALB/2007/12/files/audio/ra/00094550.RM#Netia_Fn#Të dashur miq që na ndiqni: filluam sot, në të Dielën I të Ardhjes, një cikël emisionesh, që do të na shoqërojnë, në sa ecim udhës drejt Betlehemit, për të takuar Krishtin, që do të lindë përsëri në grazhdin e përvujtë. Zgjodhëm për ditën e parë të Kohës së Ardhjes një nga poezitë e Efrem Siriakut, cituar nga Benedikti XVI në audiencën e përgjithshme të së mërkurës së kaluar, kushtuar çastit të madh që e ndau më dysh historinë e njerëzimit: Ardhjes së Zotit në kraharorin e Marisë Virgjër:
 
Maria
Hyji erdhi në Të,
E u bë shërbëtor.
Në Të erdhi Fjala,
E heshti në kraharorin e Saj.
Erdh bubullima në Të,
Pa zhurmë, pa bujë.
Bariu erdhi në Të
E lindi qengji
E qau në prehër të Saj.
E kështu kraharori i Marisë
Rolet përmbysi.
Ai që gjithçka e krijoi,
Gjithçka e mori në duar
Në duart që s’kishin asgjë
Në duart që kishin gjithçka.
I Tejetlarti erdhi në Te,
Erdh’ i përvujtë.
Drita erdhi në Të,
Veshur si varfanjak.
Ai që jetës i jep jetë,
Pati uri.
Ai që është gurra e vërtetë,
Etje pati të pashuar.
Doli prej Saj krejt i zhveshur,
Ai që botët i vesh n’ bukuri.

Nga Efrem Siriaku 







All the contents on this site are copyrighted ©.