2007-12-02 12:33:33

Sot Benedikti XVI vizitoi Spitalin romak të Shën Gjon Pagëzuesit, që drejtohet nga Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës.


(02.12.2007 RV)Ati i Shenjtë u prit në hyrje të spitalit nga Princi dhe Mjeshtri i Madh, Vëllau Andre Bertje dhe nga disa personalitete të tjera të Urdhërit.
Më pas Papa kremtoi Meshën Shenjte në praninë e 350 besimtarëve, ndërmjet të cilëve të sëmurë, mjekë, infermierë e familjarë të të sëmurëve.
Në fillim të liturgjisë Benediktin XVI e përshëndetën një drejtues dhe një i sëmurë.
Në përfundim të Meshës, Ati i Shenjtë vizitoi Repartin e reanimacionit, ku ishin të shtruar 10 të sëmurë në gjendje kome e gjysëm kome. Pak para mesditës, Benedikti XVI u rikthye në Vatikan për lutjen e Engjëllit të Tënzot me besimtarët, të cilët e prisnin në Sheshin e Shën Pjetrit. Në qendër të vëmendjes: Shpresa dhe Feja.
Me hollësirat do t’ju njohim në emisionin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.