Rubrika muzikore: Mozaik këngësh të Krishtlindjes.
(02.12.2007 RV)Në rubrikën muzikore,
po fillojmë sot një cikël të ri me këngë kushtuar Kohës së Ardhjes, kohë e përgatitjes
shpirtërore për Krishtlindje. E këngët e Krishtlindjes, që kanë nisur tashmë të këndohen
në të katër anët e botës së krishterë, do të na shoqërojnë deri në ditët e Festës
së madhe të Lindjes së Krishtit. Për të dielën e parë të Kohës së Ardhjes, profesor
Spiro Kalemi, që e përgatit rubrikën, zgjodhi këngë prej repertorit të dy kompozitorëve
klasikë: Hendel e List.