2007-11-30 17:17:27

Rritet tensioni ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Rusisë


(30.11.2007 RV)Në përfundim të Konferecës së Anapolisit për Lindjen e Mesme, amerikanët kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një projekt-rezolutë për të mbështetur procesin e paqes. Duket pra i vendosur Uashingtoni, për të ecur me hapa të shpejta përpara, në mënyrë që të respektohet afati i fundit të vitit 2008, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Rritet tensioni ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Rusisë, një ditë para zgjedhjeve parlamentare në vendin që po përpiqet të kthehet në rangun e superfuqisë. Sot paradite, presidenti Putin nënshkroi pezullimin e traktatit për armët konvencionale në Evropë, pezullim që bëhet efektiv më 12 dhjetor. Vendimi i Moskës i përgjigjet mungesës së ratifikimit të ndryshimeve të propozuara nga Rusia për variantin e ri të traktatit, por edhe kundërshton vendosjen e mbrojtjes amerikane me raketa në Evropën qendrore.







All the contents on this site are copyrighted ©.