Lutjet e të gjallëve mund t’i ndihmojnë shumë shpirtrat që vuajnë akoma në Purgator.
(30.11.2007 RV)Shën Gjon Gojarti thoshte: “Duhet t’i ndihmojmë të vdekurit
jo me lot, por me uratë, me lëmoshë e me vepra të tjera bamirësie”. Ndërsa Shën
Agostini shkruan: “Një lot për të vdekurit avullohet, lulja mbi varr fishket, ndërsa
urata arrin deri në zemrën e të Tejetlartit”. Prandaj mund të themi se ekziston
një letërsi e tërë me lutje për shpirtrat e të vdekurve, nga të cilat zgjodhëm ‘Uratë
për shpirtën të Burgatorit’ dhe lutjen që përsëritet në Rruzaren për shpirtrat
e Purgatorit Uratë për shpirten të Burgatorit (Shkrue
nga dom Ndré Mjeda) O i dashtuni Jezu Krisht, kí mëshrier per atà shpírten
të shkretë, qi janë tui hjekë gjith atò mundime në flakë të Burgatorit. Ti per ta
je mishnue e bâmun nieri, ké bájtë mundime e ké dekë në kryq. Ah! Kí mëshrir per ta;
ndiej, o Zot, gjamët e tyne, e per meritime të mundimeve të tua, faljau pêndesen qi
kanë detyrë me bâ per mëkate të veta, e premtò qi të vîjnë e të gëzojnë sá mâ parë
pagjen e driten e jetës së pasosme. Ashtu kjoftë. (Nga oficja “Visari shpirtnuer) Rruzarja
për shpirtën të Purgatorit Epjau, o Zot, pushimin e pasosun E i ndritët
drita e pambarueme! Pushofshin në paqë, Ashtu kjoftë! Me këtë uratë tradicionale
po e përfundojmë edhe antologjinë tonë të shkurtër kushtuar temës “Vdekja dhe ringjallja
në kulturën shqiptare”, në ditën e fundit të nëntorit, kushtuar kujtimit të të dashurve
të vdekur.