2007-11-30 17:18:47

I vërtetë mesazhi i fundit i Osama Bin Ladenit


(30.11.2007 RV)Konsiderohet i vërtetë mesazhi audio i Osama Bin Ladenit, transmetuar dje nga televizioni satelitar arab Al Zhazira. Sheiku i terrorit i fton evropianët të mos marrin pjesë në konfliktin e Afganistanit, që sipas tij, është i kotë. Bin Ladeni sqaron se është ai dhe organizata e tij Al Kaida përgjegjëse për sulmin e 11 shtatorit në SHBA dhe nënvizon se talebanët në Afganistan nuk janë fajtorë për të. Akuzon një sërë politikanësh evropianë, si britanikun Bler, francezin Sarkozì dhe italianin Berluskoni, se qëndrojnë nën hijen e amerikanëve.

Libanit i duhet të miratojë një amendament ndaj Kushtetutës për të zgjedhur presidentin e ri, i cili sipas sistemit politiko-fetar që qeveris vendin, duhet të jetë kristiano-maronit. Afati i zgjedhjes ka përfunduar dhe vetëm amendamenti mund të sigurojë një mbledhje të re të parlamentit, ndoshta më 7 dhjetor, për të zgjedhur pasardhësin e Emil Lahudit. Kandidati për të cilin është rënë dakord është gjenerali – komandant i ushtrisë, Mishel Sulejman.







All the contents on this site are copyrighted ©.