2007-11-30 17:15:50

Bashkimi Mesdhetar: ideja e Sarkozì në Romë


(30.11.2007 RV)Kthehemi në mbledhjen Itali-Francë që u zhvillua sot në Nicë. Në Romë, siç deklaroi presidenti francez Nikolas Sarkozì, do të zhvillohet së shpejti një takim për Bashkimin Mesdhetar, ide e kreut të Elizeut për të krijuar një forum të privilegjuar bashkëpunimi në Mesdhe. Temat për veprimtari të përbashkëta janë të shumta dhe shkojnë nga ambienti, tek zhvillimi ekonomik, siguria dhe dialogu ndërkulturor. Mbledhja e parë e Bashkimit Mesdhetar, duhet të mbahet në qershor 2008 në Paris, kur Franca do të marrë presidencën e Bashkimit Evropian.

Përfundoi sot në Gjenevë Konferenca e 30-të ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe. Katër janë përparësitë që u vunë në dukje nga pjesëmarrësit, ndër të cilët edhe Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB. Ato janë pandemitë, dhuna urbane, degradimi ambiental dhe emigracionet. Është nënshkruar gjithashtu një rezolutë që lejoi dje hyrjen e ambulancave palestineze në territorin izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.