2007-11-29 18:47:59

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe


(29.11.2007 RV)Hil Mosi: “Vajza mbi vorr t’et

Përbrî njij rrapi t’vjetër,
Nji vorr ngrihet n’qetsí,
Ku mbrendë âsht tue pushuemun
Nji trim qi vdiq i ri.


Tek ka mbaruemun dita
E t’ gjith n’qetsí pushon
E veç mbi vorr nji qyqe
Me t’mallshëm zâ vajton.


Qe nepër vorre duket
Nji hije tue kalue:
Nji vajzë edhe e vogël,
Çdo vorr shkon tue shikue.


Brî rrapi ajo ndalet,
Porsa nji vorr e shklet,
Qi mbushun âsht me lule,
E njef se âsht i t’et.


Asaj I patën thânun
Kur qau: “Unë babën due”
Se shpejt ai kish me ardhun
M’e dasht’ e m’e gëzue.


Me lot bërtet e shkreta:
“Çou babë e t’shkojmë në shpí.
E mâ mos m’lên krejt vetëm!
Ec m’puth e m’ rrok në gjí!


T’u dridhun qyqe zeza,
Qi der’ at-herë pat prâ,
Këndon me zâ të thekshëm:
”Yt át nuk çohet mâ!”.


Nder gjeth sikur nji tingull
Kto fjalë përsritën krejt,
E vajz’ e vogël rrxohet
Pa shpirt për dhé me t’shpejt.







All the contents on this site are copyrighted ©.