Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Saturninin e Tuluzës.
(29.11.2007 RV)Gojëdhëna tregon se ishte i lidhur ngushtë me apostujt, por
ka shumë mundësi që kjo të mos jetë e vërtetë. Historia na siguron se Shenjti, duke
ardhur nga Lindja, arriti në Tuluzë të Francës në vitin 250, në kohën e konsujve Decio
e Grato. Si u emërua ipeshkëv i qytetit, u përpoq me të gjitha forcat të përhapte
Ungjillin e Krishtit, duke pasur parasysh se në këtë kohë, në Gali, kishte shumë pak
bashkësi të krishtera e edhe këto, me organizim të dobët. Vdiq i martirizuar nga pagantë
e qytetit francez, që besonin se ishte kryetar i një sekti të rrezikshëm.Emri Saturnin
(Sernin në gjuhët lindore) vjen nga latinishtja e do të thotë ‘i trishtuar’. Emblemat
e shenjtit janë shkopi baritor e palma e martirizimit.