Dhoma italiane e Deputetëve votoi kundër ndarjes së Kosovës nga Serbia
(29.11.2007 RV)Pavarësisht nga opinioni i kryeministrit italian Romano Prodi,
se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pandalshëm dhe se s’mund të bëhet tjetër
veçse të kontrollohet ai, Dhoma e Deputetëve në Romë, me një votim bipartizan miratoi
dy mocione të paraqitura nga qendra-e majtë dhe nga Lega Nord, të cilat e impenjojnë
qeverinë e Italisë që të mbështesë shtyrjen e bisedimeve serbo-kosovare derisa të
arrihet një zgjidhje kompromisi. Mocioni i Lega Nord kërkon gjithashtu që Italia të
mos njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Ndarja e Kosovës nga Serbia u dënua unanimisht. Të
gjithë të shqetësuar për gjendjen në Kosovë, pas dështimit të bisedimeve serbo-kosovare
për statusin. Gjermania do të dërgojë 500 ushtarë shtesë, në kuadrin e përgatitjeve
për trazira të mundshme pas 10 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet
nënsekretarit të shtetit, Nikolas Bërns, shpresojnë se Rusia do të mbajë një qëndrim
konstruktiv. Vetë Moska ka deklaruar se gjendja në terren është alarmuese e nëse i
jepet pavarësia Kosovës, do të hapet vazoja e Pandorës.