2007-11-28 17:43:40

Presidenti i Pakistanit la postin e kreut të ushtrisë


(28.11.2008 RV)Presidenti pakistanez Pervez Musharraf transferoi sot pushtetin e tij ushtarak në duart e gjeneralit Ashfak Parvez Kajani, i cili deri tani ka qenë zv.kryetari i forcave ushtarake të Pakistanit. Ceremonia u zhvillua në shtabin e përgjithshëm në Ravalpindi, një ditë para se Musharrafi të bëjë betimin për një mandat tjetër si president i vendit.


Sapo u kthye nga Kina, presidenti francez Nikolas Sarkozi tregoi vendosmërinë e tij për të përballuar problemin e periferisë së Parisit. Ai u takua me familjet e dy adoleshentëve të vrarë të dielën, duke u premtuar një hetim gjyqësor për të nxjerrë në dritë faktet. Gjithashtu vizitoi edhe policët e shtruar në spital, duke theksuar se nuk do të tolerohen ata që kanë qëlluar kundër tyre. Ndërkaq, periferia e kryeqytetit francez kaloi një natë relativisht të qetë, falë 800 agjentëve të policisë të pranishëm në zonë. Regjistrohen vetëm disa makina të djegura, që duken pak gjë para ndeshjeve të dy netëve të mëparshme, gjatë të cilave u plagosën 130 policë, u shkatërruan komisariate e dyqane dhe u dogjën rreth 100 makina.







All the contents on this site are copyrighted ©.