2007-11-28 17:34:58

Kryeministri italian Prodi më 3 dhjetor në Tiranë


(28.11.2007 RV)Të hënën, më 3 dhjetor, kryeministri italian, Romano Prodi do të shkojë për vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me autoritetet e Shqipërisë. Ai do të mbajë një fjalim në parlament mbi integrimin evropian të Ballkanit dhe mbi rolin e Italisë dhe të Shqipërisë në këtë proces. Bisedimet përfshijnë shkëmbimin e opinioneve mbi çështjet dypalëshe, sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare, por edhe mbi problemet ndërkombëtare e ato të rajonit në veçanti. Argument tjetër do të jetë edhe niveli aktual i integrimit euroatllantik të Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.