(28.11.2007 RV)LIRIKA E P.GJERGJ FISHTES; BOTIM ANASTATIK: Pervjetori i
të ngrehunit të flamurit të pamvarsís në vend qi me kenë ditë gëzimit per Poetin âsht
ditë vajit e ankimit. Dasít e anmiqsít në mes të vehtjevet të jetës politike shqyptare
e të krahinavet të ndryshme, të shitunt e shum Shqyptarve propagandës së huej e deri
luftat vëllaznore janë historija e atij vjeti. Nji notë karakteristike malinkonije
prandej e rrëmben Zanen e Fishtës, e cilla ankon, mjerohet, brigon, nzitë e shpreson,
per me mujtë me trandë e me prekë zêmren e Shqyptarvet, tue i drejtue kah atdhedashunija
e vertetë. Kanga kje botue së pari në “H. i Dr.” Dhetuer 1913 në rasë të kryevjetorit
të të ngrehunit të flamurit.
1 Oj Zanë, t’këndojm... t’vajtojm,
deshta me thânun; Pse sod ditë kanget s’âsht per mue e tye. Po ç’gzim kjo
ditë nè mundet me na dhânun, Kúr, qe, mbas njì motmoti q’i u pelqye Europës
Shqyptarin zot n’shpi t’vet me e lânun E kúj, posë Hyut, m’ketë jetë mos me i
sherbye, Shqyptari i dám prap me vedvedi gjindet E shk’ âsht mâ zí, prej
vedit edhè s’bindet ?... 2 E kù kjo punë kisht’ ndodhë
posë se n’Shqypní, Qi ‘i popull, s’parit dalun prej robnimit, Per nji motmot
të rrijë ai n’anarkí E t’bâhet prralla e gazi i rruzullimit, Ke i zoti s’âsht
ai sod m’u vû m’hullí, Edhè me u thânë anmiqve e t’tânë njerzimit: “Un ktú
sundoj ! M’ketë shkamb mue m’vûni Zoti, E kndej nuk luej, pa u shuemun stina e
moti” ?! 3 Ah ! t’mjerët na, t’mjerët ! E sod, me ‘i
pecë të kuqe E me ‘i orrl duem qi Shqyptarija e mjera T’dalë vedit n’dritë,
si vedit çilë n’bubuqe Nji drandofille e njomë, kúr kthen prendvera... Jo,
jo, Shqyptarë! Por bânje flamrin duqe E zhytnje n’Drî t’mos t’ a zhvillojë kurr
era. Flamrin kombtár nuk ka shka bân nder né, Po kje se dashtuní nuk kem’
p’r Atdhè! 4 E, drue dashtní p’r Atdhè nuk ka Shqyptari; Me
gjasë, s’çán kryet Shqyptari per kómb t’vet, As per njatë gjuhë të ambel qi i la
i Pari, As pse Shqypnija n’vedi u bâ sod shtet; Pse e shoh se veç atje, kû
xhixhllon ari Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget: Si Krishtin shiti juda Iskarjotë, Drue
Atdheu nder né po shitet p’r ‘i zallotë... 5 A thue mos fola
keq ?... Po lypi t’falun; Perse ktû vetë me fye nuk due kurrkendin. E pse
âsht mirë fjalen n’zemer t’frŷt m’e ndalun, Por njai, qi të liruem me e pasë
s’do vendin, A prej se s’mundet vetë m’shkamb t’naltë me dalun, A prej se
tjervet s’don m’u a lshuemun rendin A thue ai s’âsht Judë ? Po, kambë e krye
Iskariota!, E prà, ksi nipash ka ‘dhè shum Kastriota... 6 E
po p’r ata, qi, zyre e nderë harrue, Qi, marre e turp kaherë flakrue mbas shpinet,
M’visàr t’Atdheut me t’huejë shkojn tue tregtue (Kush ndŷt mbas Frankut rrêjtë,
kush mbas Sterlinet Kush pse Dinari teper i âsht lakmue), E Atdhén prej s’huejësh
me e qitun duen bashtinet, Thue edhè per ta ndokuj do t’i hijë çudia, Kúr
thom, se nuk janë tjeter, veç se Juda?... 7 Po, Juda janë, e
gjinde janë tradhtare, Porsi njata, qi n’mend prej s’huejësh mahitun, Varzat
e djelmt, - e para uzdajë shqyptare – Me ndiesí t’hueja n’shkollë i çojn me i
rritun, Tue lànë mbas doret t’amblen gjuhe amtare, Pa t’cillen kombi s’mundet
n’dritë me u qitun; E me çakrrija t’mbetna shkret mbas tregut, E lânë me u
rrêjtë nipnín e Skanderbegut. 8 O Skanderbeg Kastrijota!
O rrfé mizore! Serbjani i mnishem, po, ke votra pshtetun, Nipavet t’vet
u flet m’lahutë zâtore, Sá forcë e anmikut pît nen shpatë t’ka mbetun: Por
nipat t’ú n’Shqypni sod nder msojtore, (Kû gjuha shqype hin si fmij i gjetun…)
As êmni, ndoshta, nuk e dijn si t’quhet; Pse tjerë fatosa atŷ me zânë u duhet. 9
Veç po; njat’êmen t’and t’bekuem, t’madhnueshem, Si t’huejë, si nipa
t’ú, dijm me t’a quejtun, Kúr ndonji lâsh dobijet fort t’ngatrrueshem Me
tê duem me zhgatrrue, e kúr me vuejtun Duem ndonji kundershtim, qi n’vend t’naltueshem
S’na lên m’u kapë mbas dshirit t’onë të pruejtun: Nen êmen t’and, po, t’gjith
atë herë na strukmi, Kúr atdhetarë n’sŷ t’kombit duem qi t’dukmi. 10
Ah! Jo; kangë gzimit sod, moj Zanë, nuk due! Sod un due qi kah fjalët
e mija t’dalin, Si rrkajë Vulkanit t’shkojn tue gurgullue: T’ shkojn tue therun,
si thika qi thér djalin E vetem ambel m’prehen t’nanës pushue: T’bumbullojn,
po, si rrfeja, qi trandë malin; Pse teper keq Shqypnija e ngratë ka
ngelun, Teper pa nderë pse nâmi i saj âsht shkelun. 11
Oh váj! Oh kob! Oh marre e turp per né! Sot sheklli mbarë prír synin
prej Shqyptarvet, Me pá si perkujdesmi per Atdhé; E si u dishmojm me punë
na kundershtarvet Se jemi t’zott me u lidhë me besë e fé Edhè vetë me sundue
vendin e t’Parvet: E na, harû e si polipa deti, Veç hapim syt me shkye ndo
‘i send per veti!... 12 Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni,
pashi Zotin! Pa jú kurr s’mundet n’dritë me dalë Shqypnija: A thue, prá,
n’terr po e lini m’e shkue motin. Tash qi u dergoi t’bardhë fatin Perendija
Flamur me ngrehun n’vedi ? e Gjergj Kastrjotin E t’Parët, a thue, kshtû do t’korisë
nipnija, Ke shoq me shoq enè s’kem’rá na n’fije? Ke vêmë fitimin para çdo
Shqypnije? 13 Ah! Jo, Shqyptarë, jo; mos e lshoni doret Shqypnin
e mjerë, - ketë Atme t’uej t’bekueme E cilla sod, pervûjtë si vashë kunoret, S’parit
po hîn nder fise t’qytetnueme. A thue pse teper t’ngushta i ka terthoret M’e
lânë me dnesë prap nen kambë t’huej t’poshtnueme? Mâ e vogel se Rusija pat kenë
Sparta, Por nami i saj âsht shkrue me shkrola t’arta. 14 Ah!
Ktû, Shqyptarë, po, ktû; e m’vorr t’Kastrijotit Per rreth Flamurit t’onë t’gjith
t’bâhmi ‘i vllà, Edhè t’apim shoshojt besen e Zotit Se per Atdhé na kem’ m’u
orvatë pa dá, Tue shkrî per te të gjitha ditt e motit: Se para t’ gjith në
vorr na kem’ me u kjá, Se e lâmë Shqypnín me e shkelë prap themra e huej. Posë
Zotit n’qiellë, s’do t’i sherbejm mâ kuej. ____ 1. Q’ i u pelqye - Europës...
Me 28 Nanduer 1912 Smajl Qemali, Luigj Gurakuqi, Isá Boletini e tjerë, nëpër urdhen
t’Austrís ngrehën flamurin e Shqypnís në Vlonë edhe lajmuen Fuqít e Mëdhaja per shpalljen
e pamvarsís. Gjashtë Fuqít e Mëdhaja, të mbledhuna në Kongres të Londonit në Nanduer
të vjetit 1912 mbas luftës balkanike, të shtŷme prej Austrí-Hungarís e Italís, njohtën
pamvarsín e Shqypnís, - prej vedit edhe s’bindet: nuk çuditet aspak per gjendje
të mjerë, në të cillen gjindet. 2. i rruzullimit: i mbarë botës. - Ke:
tue kenë se, mbasiqi. – m’u vù m’hullì: m’u vû per rrugë drejt të perparimit,
- pa u shuemun: pa u sosun, shkimun. 3. me ‘i pecë t’kuqe - E me ‘ì
orrì: Me ketë shprehje Poeti, tue dashun me mundshtue të gjith njata qi atdhedashunín
e vên vetem në simbol të Kombit e s’bajn kurrgjâ per tê pershkruen si në nji mënyrë
të perbuzuni flamurin kombtár: shqypen dý krenash në lamë të kuqe. Orrl: shih
VI, shen. – bubuqe: bulë, ganxhe. – bânje flamrin duqe: bânje tutel. 4.
xhixhllon: vezllon, shkelqen. – Juda Iskarjotë. nji nder dymbdhetë Apostujt
e Krishtit, i quejtun kështu mbas emnit të vendlindjes Iskarjot. Ky kje qi
tradhtoi e shiti Mësuesin e vet kryetarvet të Sinagogës per tridhetë sikla argjanit.
– zallotë: monedhë turke me vlerë 30 pare. 5. n’zèmer të frŷt: në
hov t’idhnimit ( Cfr. Zêmers s’frŷt me i lanun dalë, Lah, Mal,k. XII, v.
98). 6. zyre: detyrë. – flakrue mbas shpinet: qitun mbas shpine,
lânë mbas dore. – M’ visar t’atdheut...lakmue: shkojn tue bâ treg me
të huejë mbi tokë e pasuní t’atdheut, tue u a shitë atyne, prej të cillve janë të
paguem mâ mirë, prandej dikush âsht i thyem prej propagandës franceze (Frankut), ndokush
prej Anglís (Sterlinet), do tjerë prej Serbís (Dinarit). – ndŷt: në nji mënyre
të poshtme. –E Atdhén prej s’huejësh me e qitun duen bashtitnet: duen me u
a shitë Atdheun krejt të huejvet. Me qitë ndokend bashtinet don me thânë me qitë kend
pa plang pa shpí. 7. Baras si ata qi u shiten të huejvet per pare, Poeti quen trathtarë
edhe të gjith njata, qi kishin çue fëmijët nder shkolla të hueja, tue perbuzë gjuhen
amtare, qi âsht faktori i parë i kombsís. – mahitun: mahnitun, trillue, marrë
mendsh. – çakrrija t’mbetna shkret mbas tregut: çikrrija, sende të vogla e
të pa ndonji vjeftje, të cillat kanë mbetë pa u shitë. 8. N’ apsotrofen e kësaj
tubze Poeti ankohet se deri Serbjani i mnishem këndon me lahutë të veten trimnít
e Skanderbegut, por të nipat e tij, të rritun nder shkolla të hueja, nuk i dijn ndoshta
as êmnin. Mbí Skanderbegun këndohen shume kangë epike popullore prej Slavëvet të
Jugut. – Ke votra: te votra. – zâtore: zâpermallshme. – Sá forcë
e anmikut pít nen shpatë t’ka mbetun: cfr. Kange I, str. 8 v. 3-4. - msojtore:
shkolla. Neologizem, qi dikúr kje perdorë, por qi sot âsht lânë mbas dore. – (Kû
gjuha shqype hîn si fmij i gjetun ...) : Nder shkolla , per të cillat Poeti don
me folë, gjuha shqype nuk ishte gjuhë mësimi, me gjithse të ndjekuna prej xansash
shqyptarë, por mbahej si nji gjuhe barbare e perbuzëshme. 9. lâsh: lamsh.
– mbas dshirit t’onë të pruejtun: të prûjtun, të prunjtun, t’ulët, të poshtem. 10.
Në ketë tubzë Poeti, mbasi zbulon varrët e jetës kombtare, i siellet prap Zanës e
s’i lypë tjeter veç qi fjalet e tija të jén si thika derptuese e të bumbullojn si
rrfeja per t’i trandë Shqyptarët. – ngelun: mbetun. 11. O vaj! O
kob!...: Vên n’oroe shkallimin ( gradatio)! - Sot sheklli mbarë prírsynin prej Shqyptarvet: siellet per me i kundrue. Poeti asht i shqetsuem fare,
kah mendon se pamvarsís së Shqypnís i u kundershtuen shum Shtete, të cillat me
tëzi çë presin me i paraqitë të padêjë m’u vetësundue. – me besë e fé: me besë
të Zotit. ( Shih Kangë I. str. 12 shen.). -polipa: peshq deti fort të
ngathët. 13. si vashë kunoret: si nuse e ré, qi shkon fat së parit. –
terthoret: kufijt. – Sparta: Qytet i vjeter i Greqís ne Peloponez, kryeqyteti
i nji shteti të vogel, por të fortë, e qi u mat per të gjat kohë me Atenë, e mbas
luftës së Peloponezit pat hegemonín mbi mbarë Greqín. Banorët e këtij shteti kjén
të permendun per trimnì, dishiplinë, vetëmohim e atdhedashuní.