2007-11-27 16:14:26

Anglishtja do të bëhet provim mature në Shqipëri


(27.11.2007 RV)Ministria e Arësimit dhe Shkencës në Shqipëri ka propozuar që anglishtja të jetë provim mature, i detyrueshëm për gjithë shqiptarët. Gjithashtu, anglishtja do të jetë kriter bazë për vlerësimin e punës së administratës publike, që do të shoqërohet me rritje page. Të gjitha përparësitë, që po i jepen gjuhës angleze, ministri Pollo i ka argumentuar, gjatë takimit me shoqatën e mësuesve të anglishtes, me rolin e madh që ka kjo gjuhë në tregun global të punës. Ndërkaq, ky propozim do të bëhet efektiv vetëm kur mësimdhënia në këtë lëndë të mos ketë mungesa në territorin shqiptar, jo krejtësisht të mbuluar nga mësuesit e anglishtes. Ministria e Arësimit dhe Shkencave ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Cambridge ESOL (pjesë e universitetit të Kembrixhit, qendra që bën testimin dhe kualifikimin e anglishtes).








All the contents on this site are copyrighted ©.