2007-11-26 17:56:50

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe


(26.11.2007 RV)Martin Camaj: “Elegji e parë”

 
Kur kam me qenë i këputun
Nga mundi i vjetve të rrëpita sa´i shkamb,
mos të vijë keq ty, Taze, për mue
të shtrimë mbi drrasat e vdekjes,
kingj i ngatuem për flije.
Leni plakat të qajnë mbi mue atë ditë
Për njerzit e vet, vdekë qysh kur.

Edhe nji amanet, moj grue:
Kur vdiq im atë, premë dy qe
me ngimun të unshmit e thneglat e lamit
me grimca buke.
Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë
të ngishëm,
prandaj ndër drekët e mija qitni
vetëm kafe te idhta.







All the contents on this site are copyrighted ©.