2007-11-26 17:56:15

Miratohet buxheti 2008 në Shqipëri. Presidenti Topi në Greqi.


(26.11.2007 RV)Pikërisht në ditën e votimit të buxhetit për vitin 2008, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi është takuar në Athinë me homologun e tij grek, Karolos Papulias. Presidenti Topi nuk përmendi çështjen çame në veçanti, por u përqëndrua tek kthimi i pronave ndaj shqiptarëve, për të cilën Papulias dha të njëjtën përgjigje që Athina jep prej vitesh. Çështja do të studiohet rast për rast. Topi u shpreh gjithashtu se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt, duke përcaktuar një status përfundimtar. Pavarësia do të sillte paqe në rajon, theksoi ai. Nga ana e tij, presidenti grek u interesua për pakicat greke në Shqipëri dhe për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.








All the contents on this site are copyrighted ©.