2007-11-25 16:28:48

Lutu me Ungjillin.


(25.11.2007 RV)Jezus Zot,
je mbreti ynë që prej amshimit.
Na prin ti përjetësisht
si prijës i ëmbël e i fortë.
Je mbret, po s’je larg nesh,
të kemi gjithnjë pranë,
si Mbret mbërthyer në Kryq,
që veten s’e shpëton
për të na shpëtuar ne.
Mbi Ty, që more mbi vete,
të gjitha mëkatet tona
sytë i mbajmë ngulur
plot me besim e shpresë.
Të lutemi,
na prij drejt Mbretërisë,
që Zotin pajton me njeriun.
Portat e qiellit na i hap,
portat e shtëpisë së gëzimit,portat e zemrës sate!







All the contents on this site are copyrighted ©.