2007-11-24 14:58:53

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 34-të –Krishti Mbret ‘C’


(24.11.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 34-të gjatë e të fundit gjatë vitit kishtar ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare, të cilën të diele, Kisha ia kushton solemnitetit të Krishtit Mbret.
Kjo festë liturgjike e re (siç dihet është themeluar nga Papa Piu XI më 1925) e mbyll vitin kishtar me një vizion madhështor të harmonisë e të paqes. Një harmoni që nuk është e realizuar përmes planeve të superfuqive apo ekuilibrave të terrorit por përmes dashurisë. Në qendër të skenes kemi Krishtin mbi kryq që Luka ungjilltar e vendos, si aktin e mbramë të mbretërisë së tij tokësore e si gjesin e parë të Mbretërisë së tij të lavdishme, që ofron falje e shpëtim.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele pra, na fton të meditojm mbi figurën e Krishtit si qendër kyçe të historisë sonë, si qendër të ngjarjeve tona personale e të mbarë gjithësisë. Në veprën e njohur Krishti dhe koha O. Cullman shkruante: “Pas Pashkëve qendra nuk gjenden më, për besimtarin, në të ardhmen. Qendëra e historisë është arritur tashmë në jetën e në veprën e Jezusit”.
Ky person, që është qendëra e historisë, nuk e kryen këtë funksion “thelbësor” në mënyrë perandorake por përmes dhurimit të dashurisë totale. Krishti mbret i Lukës ungjilltar është ai që lartohet mbi një dru skllevërisht, i rrethuar nga rragatjet, përbuzjet, shpotitjet, i mbërthyer mes dy mbeturinave të njerëzimit, i shtrirë në një gjest faljeje. Ja një lutje tjetër jashtëzakonisht e bukur e filozofit danez S. Kierkegaard:” O Zotëri Jezus, shpezët kanë qerdhet e tyre e dhelpërat sftrofullat e tyre, derisa ti nuk ke ku ta mbështetësh kokën. Ti nuk ke një streh mbi këtë tokë: megjithatë ishe ti i vetmi vend sekret në të cilin mëkatari mund të gjente strehim. Edhe sot ti je strehim: kur mëkatari vrapton tek ti, fshehet në ty, është i strehuar në ty, atëherë ai është përjetësisht i mbrojtur, sepse dashuria fsheh morinë e mëkateve” (Nga fjalimi A i panjohuri, i 1851).
Nga kjo dashuri lind “pajtimi” i të gjitha sendeve, qiellore e tokësore. Kryqi i Krishtit mbret është përmbledhja e rrethimi mes hyjnores e tokësore, mes të pakufijshmes e të kufijshmes, është struktura që koordinon “bijtë e shpëndarë e të humbur të Zotit” dhe realitetët e shkëputura të kohës e të hapësirës. Kremtimi i solmnitetit të kësaj së diele, atëhere bëhët, një këngë shprese dhe besimi. Të mbështjellur në kundërshtimet tona e në kufizimet tona prej krijesash siç jemi, rigjemë një dritë, një kuptim të ekzistencës sonë, rigjejmë paqen. Në pritje të dëgjimit të atyre fjalëve vendimtare: “Sot do të jesh me mua në parajës”. E tani ja leximet biblike të kësaj së diele:
Leximi i parë: 2 Sam 5, 1-3 
Lexim prej Librit të dytë të Samuelit

Në ato ditë, erdhën të gjitha fiset e Izraelit te Davidi në Hebron dhe i thanë: "Ja, ne jemi ashti yt dhe mishi yt. Po edhe më parë, kur Sauli ishte mbreti ynë, ishe ti ai që i drejtoje të gjitha lëvizjet e Izraelit. Edhe Zoti të ka thënë: `Ti do ta kullotësh popullin tim Izraelin dhe ti do të jesh prijës mbi Izraelin`." Po ashtu erdhën edhe të gjithë pleqtë e Izraelit te mbreti në Hebron, dhe Davidi mbret lidhi besëlidhje me ta në Hebron në praninë e Zotit. Ata e lyen Davidin mbret përmbi Izraelin.
Fjala e Zotit
 Psalmi: 122 (121)

Ref.  Ku është Zoti, aty mbretëron paqja.
            Sa u gëzova kur më thanë:
            "Eja të shkojmë në Shtëpinë e Zotit!"
            Ja, tashmë këmbët tona shkelën
            në dyert e tua, o Jeruzalem!
            ------------------------------------------------------------
            O Jerusalem, qytet i ndërtuar me mjeshtëri
            thuaj se i tëri një cope te vetme je
            Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit,
            sipas rregullores në Izrael
            për të kremtuar Emrin e Zotit.                 
            -----------------------------------------------------------
            Atje janë selitë e gjykatores së drejtësisë,
            selitë e shtëpisë së Davidit!
            Lutuni për paqen e Izraelit:
            "U priftë e mbara atyre që të duan ty!"


Leximi i dytë: Kol 1, 12-20
 
Lexim prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar Kolosianëve

Vëllezër, ta falënderojmë Atin, i cili ju bëri të aftë të keni pjesë në trashëgimin e shenjtërve në dritë. Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur, në të cilin kami shpërblimin - faljen e mëkateve. Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm, i Parëlinduri - para çdo krijese. Sepse në Të u krijua çdo gjë në qiell e në dhe, çka shihet e çka nuk shihet: qoftë Pushtetet - gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të.
Ai është para çdo gjëje dhe çdo gjë qëndron në Të. Ai është Kryet e Trupit - Kishës; Ai është Fillimi, i Parëlinduri ndër të vdekurit - qe të jetë në gjithçka i pari. Sepse Hyjit i pëlqeu të banojë në Të e tërë Plotësia dhe, me anë të Tij, - duke vendosur paqen me anë të gjakut të kryqit të Tij - të pajtojë me vete gjithçka qoftë në tokë qoftë ne¨qiell."
Fjala e Zotit
 
Aleluja!


 Qoftë bekuar ai që vjen në Emër të Zotit!
Qoftë bekuar Mbretëria e Tij që po vjen.


Aleluja! 


+ Ungjilli: Lk 23, 35-43

 
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukës

Në atë kohë, populli rrinte aty e `po kundëronte`. Anëtarët e Këshillit të Lartë e `përqeshnin`duke thënë: "Tjerët i shpëtoi, le ta shpëtojë vetveten, nëse është Mesia i Hyjit - I zgjedhuri`!" Edhe ushtarët e vinin në lojë. Iu afruan për t`i dhënë uthull dhe i thanë: "Nëse je ti mbreti i judenjve, shpëto vetveten!" Mbi të ishte edhe mbishkrimi: "Ky është mbreti i judenjve." Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente: "Po a nuk je ti Mesia?! Shpëto vetën edhe ne!" Por ai tjetri e qortoi shokun: "As ti nuk e druan Hyjin që po vuan të njëjtin denim si ai? Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky - ky s`bëri asnjë të keqe!" Dhe tha: "Të bie ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!" E Jezusi i tha: "Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parriz."
Fjala e Zotit
Homelia e kësaj së diele nga At Anton Ndua OFM.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.