2007-11-23 18:28:50

Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit në Romë.


(23.11.2007 RV)Afrohet festa kombëtare e shqiptarëve, 28 nëntori e, me të, nisin edhe kremtimet 2007.

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, shkelqësia e Tij zoti Llesh Kola dhe bashkëshortja, japin një pritje festive të martën e ardhshme, më 26 nëntor, nga ora 18.30 deri në orën 20.30.
Shkelqësitë e tyre do t’i presin të ftuarit në Grand Hotel Parco dei Principi, Rruga Girolamo Frescobaldi, 5; 00198 Romë. Të ftuarit duhet ta kenë ftesën me vete. Nderkohë në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë në Romë, në orën 16.00, do të hapet dhe ekspozita me vepra të piktorëve shqiptarë në Itali, nën kujdesin e piktorit Alfred Marashi.
Për çdo sqarim mund të telefonohet në n.tel. 06. 8622411

Me rastin e Festës Kombëtare, 95-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Pranë Selisë së Shenjtë dhe pranë Urdhërit Sovran Spitalor të Maltës, zoti Rrok Logu dhe zonja Logu, japin një pritje festive të martën e ardhshme, më 27 nëntor 2007, nga ora 18.00 deri në orën 20.00, në Crowne Plaza, Rruga Aurelia Antica, 415; 00165 Romë.
Të ftuarit duhet ta kenë ftesën me vete. Kujtojmë se numri i telefonit i Ambasadës të Republikës së Shqipërisë pranë Selisë Apostolike është 06. 39754085; i fax-it, 06. 397 33150; e-mail:ambalbvatican@libero.it

Sipas traditës, edhe sivjet arbërëshë e shqiptarë janë të ftuar të takohen në mjediset e Rrethit italo-shqiptar të Kulturës ‘Besa, në Via dei Greci, 46 – 00187 Romë.
Sivjet në takimin, që do të mbahet të shtunën, më 24 nëntor, ora 17. 30, në sallën e Rrethit “Besa”, do të përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës.
Me këtë rast do të projektohet një dokumentar kushtuar Nënë Terezës, vepër e regjisorit shqiptar, Gjon Kolndrekaj. Veprimtarinë do ta drejtojë doktoresha Katerina Xukaro, përkthyese e disa veprave kushtuar Nënë Terezës.Të nesërmen, e dielë, 25 nëntor, në orën 10. 30, pranë Kishës së Shën Athanasit, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën shqipe e kënduar me muzikën e Atë Nilo Somma, meshtar- murg arbëresh i Manastirit të Grotaferratës.







All the contents on this site are copyrighted ©.