2007-11-23 18:29:54

Dy takime të programuara nga Këshilli Papnor për Familjen


(23.11.2007 RV)Pak ditë më parë Këshilli Papnor për Familjen organizoi dy takime përgatitore për Ditën Botërore të Familjeve, e cila do të kremtohet në Qytetin e Meksikos më 16 deri më 18 janar 2009.
Tema e takimit është “Familja, edukatore e vlerave njerëzore e të krishtera”.Në Kongresin teologjik që do t’i paraprijë Ditës së Familjes, do të marrin pjesë 30 mijë vetë, ndërmjet të cilëve, politikanë, ligjvënës e drejtues të pasurisë publike, për të studiuar mundësitë që të bëhen ligje në favor të të varfërve.







All the contents on this site are copyrighted ©.