2007-11-22 18:03:15

Nafta drejt 100 dollarëve për fuçi


(22.11.2007 RV)RealAudioMP3 Çmimi i naftës vazhdon të rritet. Një fuçi kushton tashmë gati 100 dollarë. Etja për të ashtuquajturin “ari i zi” nga ana e vendeve të industrializuara e sidomos nga ana e superfuqive aziatike në fasha, si Kina dhe India, ka shkaktuar një zvogëlim të ndjeshëm të rezervave botërore të naftës. Por çmimet rriten edhe për shkak të spekullimit, kundër të cilit monedha e fortë evropiane në krahasim me dollarin amerikan mund të bëjë pak. Të dëgjojmë ekonomistin italian Alberto Kuadrio Kurzio:
Janë efekte për të cilat, si vendet në zhvillim, ashtu edhe vendet e zhvilluar do të paguajnë një çmim të kripur, pasi nafta është lënda e parë që hyn në të gjitha prodhimet. Rritja e çmimit të saj do të pasqyrohet pashmangshmërisht në koston e prodhimit dhe në çmimet e konsumit.
Përse euro e fortë nuk mund të bëjë asgjë për ta përmirësuar situatën?
Euro po amortizon një pjesë të rritjes së çmimit, por jo krejt atë. Duhet pasur parasysh se gjatë 12 muajve të fundit nafta është rritur mëse 50%, ndërsa vlera e euros nuk është rritur me 50% më shumë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.