2007-11-22 17:59:40

Imzot Sgreçia i quan historike zbulimet e reja mbi qelizat staminale: tani duhet t’i jepet fund shkatërrimit të embrioneve!


(22.11.2007 RV)RealAudioMP3 Mjediset që merren me kërkime shkencore këto ditë janë përfshirë në një diskutim të zjarrtë rreth zbulimit të një teknike të re për shndërrimin e qelizave të lëkurës në qeliza staminale të ngjashme me ato embrionale, nga ana e dy ekipeve studiuesish: një japonez e një amerikan.
Teknika hap horizonte të reja për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, pa qenë nevoja të shkatërrohen embrionet njerëzore e të praktikohet i ashtuquajturi klonim me qëllime mjekimi.
Mbi këtë teknikë të re, të dëgjojmë komentin e imzot Elio Sgreçias, kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: - Pa dyshim, në se kjo teknikë do të miratohet, do të jetë një e re që mund ta quajmë historike. Tani nuk ka më nevojë për embrione e as për klonimin e ashtuquajtur terapeutik e, për më tepër, me këtë zbulim, mbyllet një faqe polemikash të ashpra. Kisha e vijoi betejën e vet etike, duke inkurajuar punonjësit e shkencës të mos e ndërprisnin kërkimin në fushën e qelizave staminale të të rriturve e duke deklaruar se flijimi i embrionit është i palejueshëm. Tani këta shkencëtarë arritën atje ku shpresohej e kjo na rikujton se ndërmjet etikës e kërkimit shkencor ka lidhje të ngushtë e se etika që respekton njeriun, është e nevojshme edhe për shkencën. Vërteton gjithashtu se nuk është aspak e vërtetë që Kisha i kundërvihet kërkimit shkencor. Kisha i kundërvihet kërkimit të keq shkencor, atij që dëmton njeriun, e në këtë rast njeriun-embrion!







All the contents on this site are copyrighted ©.