2007-11-22 17:59:27

Dita e nesërme për Papën dhe Kolegjin Kardinalor do të jetë ditë reflektimi e lutjeje, në prag të Koncistorit për krijimin e 23 kardinajve.


(22.11.2007 RV)RealAudioMP3 Nesër, në Sallën e re të Sinodit në Vatikan, Kolegji Kardinalor do të mblidhet rreth Atit të Shenjtë për një ditë reflektimi e urate, në prag të Koncistorit të zakonshëm publik për krijimin e 23 kardinajve të rinj. Meditimi i paradites, që do të mbahet nga kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, do t’i kushtohet dialogut ekumenik. Kardinajtë e rinj – tha Papa në audiencën e përgjithme të 17 tetorit, duke dhënë njoftimin për Koncistorin e së shtunës – do të dinë ta dëshmojnë me guxim, në çdo rrethanë, dashurinë e tyre për Krishtin e për Kishën. Të dëgjojmë si e shpjegon këtë thirrje të madhe, imzot Odilio Pedro Sherer, kryeipeshkëv i San Paolos:

Përgjigje: - E shpjegoj këtë thirrje, si thirrje për mision, mënyrë shumë më impenjative. Sigurisht ndryshon lidhja me Kishën universale, me atë të të gjithë botës, sepse kardinajtë janë të thirrur të jenë edhe bashkëpunëtorë të Atit të Shenjtë. Përgatitem ta pranoj me vetëdije e impenjim gjithçka do të më besohet. Në Brazil emërimi u prit me gëzim të madh e të gjithë i kanë ende të freskëta pamjet e vizitës së Atit të Shenjtë në majin e kaluar. Tani ndoshta njerëzit i kuptojnë më mirë rëndësinë e magjisterit e fjalët e Papës, sepse e dëgjuan, e panë nga afër, ishte pranë tyre, e kjo nuk do të shlyhet kurrë nga zemrat e njerëzve.







All the contents on this site are copyrighted ©.