2007-11-21 17:54:15

Papa përuroi selinë e re të zyrës së kardinalit Sodano.


(21.11.2007 RV) përfundim të audiencës së përgjithshme Papa përuroi selinë e re të zyrës së kardinalit Angjelo Sodano, dekan i Kolegjit kardinalor. Përurimi tingëlloi edhe si urim për ditëlindjen e Hirësisë së Tij që, më 23 nëntor, mbush 80 vjeç, duke kaluar kështu në radhët e kardinajve pa të drejtë zgjedhore.
Më pas, në Kishën e Zojës, Nënë e Familjes, pranë Pallatit të Governatoratit në Vatikan, u shfaq një koncert me muzikë të luajtur në organo, për nder të ish-sekretarit të Shtetit. Organisti Marko Bidin luajti pjesë nga Freskobaldi, Kabezon, Bah, Brahms, Kuperin, Shlik e Araukso. 







All the contents on this site are copyrighted ©.