2007-11-20 16:15:11

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe


(20.11.2007 RV)Atë Vinçenc Prennushi: ‘Fmija mbi vorr të nanës’
A del për mue prendvera?
A zbardhë për mue mâ dritë?
A gzon kjo zemër e mjera,
A po rrî kot tue pritë?

Çka m’vijnë1 t’rijtë t’em e gzimet?
A kam pse shkoi ket jetë,
Kur nanës, përkulun dhimbet,
Nuk kam pse m’i u përshëndetë?

O vjeshtë, vjeshtë e shemtueme,
Si m’thave n’ditë mâ t’ mirë!
Q’se fike at dritë t’bekueme,
N’ mue s’ka kush syt i prirë!

E lypa kot te shpija,
As láç un kend pa pyetë:
M’ka lodhë m’ka kputë vetmija:
Po nana ku do të jetë?

Nji zâ m’u duk se ndjeva,
Qi m’ tha: S’e ke n’tok t’mjerë.
Kah Rmajt2 atëherë un ktheva
E kjava edhe nji herë…

  (Nga “Gjeth e Lule”)

1 Vijnë – vlejnë
2 Rmajt = vend vorresh në Shkodër







All the contents on this site are copyrighted ©.