2007-11-20 17:16:57

Papa emëroi imzot Gjergj Frendo, ipeshkëv-ndihmës i Tiranë-Durrësit këshilltar të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.


(20.11.2007 RV)Emërimi i Këshilltarëve të Këshillit Papnor për Dialogun ndërfetar: ndërmjet tyre, imzot Gergj Frendo.Ati i Shenjtë emëroi Anëtarët e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. Ndërmjet tyre është imzot Gjergj Frendo, Ipeshkëv-ndihmës i Tiranë-Durrësit, i cili thekson, në mikrofonin tonë, rëndësinë e madhe që ka ky emërim për Kishën katolike në Shqipëri. Ndërmjet tjerash, duke kujtuar hapat përpara që po bëhen në rrugën e bashkëpunimit ndërfetar, Imzot Frendo flet për themelimin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, që do të bashkërendojë veprimtaritë e katolikëve, të ortodoksëve, të myslimanëve e të bektashinjve, duke u bazuar mbi pikat e shumta të takimit ndërmjet feve, siç janë, për shembull, mbrojtja e jetës dhe e vlerave morale…
Por, ta dëgjojmë vetë Këshilltarin e ri të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, Imzot Frendon, nga Tirana – në mikrofonin e Dom David Gjugjës:........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.