2007-11-20 16:03:00

Ngushëllimet e Benediktit XVI për tragjedinë në minierën ukrainase Zasiado.


(20.11.2007 RV)Papa shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e tij për aksidentin në minierën ukrainase të Zasiado, që shkaktoi vdekjen e më se 90 minatorëve, në sa të tjerë nuk janë gjetur akoma. Në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar nuncit apostolik në vend, kryeipeshkvit Ivan Jurkoviç dhe presidentit të Ukrainës, Viktor Jushenko, Papa – lexohet në telegram – u shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave, autoriteteve qeveritare dhe mbarë kombit, duke u lutur për të plagosurit dhe për të gjithë ata që vuajnë për humbjen dramatike të të dashurve.







All the contents on this site are copyrighted ©.