2007-11-17 19:10:12

Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit në Romë.


(18.11.2007 RV)Me rastin e Festës Kombëtare, 95-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Pranë Selisë së Shenjtë dhe pranë Urdhërit Sovran Spitalor të Maltës, zoti Rrok Logu dhe zonja Logu, japin një pritje festive të martën e ardhshme, më 27 nëntor 2007, nga ora 18.00 deri në orën 20.00, në Crowne Plaza, Rruga Aurelia Antica, 415; 00165 Romë.
Të ftuarit duhet ta kenë ftesën me vete. Kujtojmë se numri i telefonit i Ambasadës të Republikës së Shqipërisë pranë Selisë Apostolike është 06. 39754085; i fax-it, 06. 397 33150; e-mail:ambalbvatican@libero.it

Sipas traditës, edhe sivjet arbërëshë e shqiptarë janë të ftuar të takohen në mjediset e Rrethit italo-shqiptar të Kulturës ‘Besa, në Via dei Greci, 46 – 00187 Romë.
Sivjet në takimin, që do të mbahet të shtunën, më 24 nëntor, ora 17. 30, në sallën e Rrethit “Besa”, do të përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës.
Me këtë rast do të projektohet një dokumentar kushtuar Nënë Terezës, vepër e regjisorit shqiptar, Gjon Kolndrekaj. Veprimtarinë do ta drejtojë doktoresha Katerina Xukaro, përkthyese e disa veprave kushtuar Nënë Terezës.Të nesërmen, e dielë, 25 nëntor, në orën 10. 30, pranë Kishës së Shën Athanasit, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën shqipe e kënduar me muzikën e Atë Nilo Somma, meshtar- murg arbëresh i Manastirit të Grotaferratës.







All the contents on this site are copyrighted ©.