(17. 11. 2007 RV)Atë Gjergj Fishta 'Vorrimi i Tringës' (Nga 'Lahuta e
Malcís') Ora e Madhe e bjeshk’s s’Trojanit, Ardh’ si rrezja e nadjes s’ré, Me
nji hýll t’shkelqyeshëm m’báll, Shllungës s’flokvet, fijes s’mndashit, 5
Për mbas shpinet dhan’suvalë : Avra-avra edhe derdh’ shtatit Veshun bardh
si bora shpatit, Kur t’i bjer’ dielli kundruell: Njeshë nën parzme me ‘i trizë
arit, 10 Kambën mbath’n’nalla t’prarueme: E si hana katërmbdheçe, Në
ndo’i mbrame t’asaj vere Qitun ballin, qêth argjani, Permbí vetulla t’ndo ‘i
mali, 15 Gjatë së kthielltes rav’ t’Empirit Npër mes t’hyjvet bjen
madhnueshim ; Rudin’s s’blerë, në lule shtrue, Kshtu madhnueshim bjen e Mira, Aq
kalecas, kambën matun 20 Për mbas gjethit të ndo’i lili, Udh’s tue
ndrrue, porsa m’boç’ lulet Me i përkulë; edhe nji filli Drejt ka shkue ke
Zana e Madhe, Ku, qit’ duert asaj nën sjetulla, 25 Si përdhuni e
çon në kambë : E me t’shmajtën llanë eburne Qark tue u ardh’ lilave t’njomë T’ijes
s’asaj, e me dashtní Tue e shtërnguem ambël për parzme; 30 Ndërsa
e Bukra me dor’ tjetër, Flok’t, derdh’ ballit edhe çenash, Me shum máll po i
a shestote Për nën riz’, ka marrë e i thotë, Lott posht’ mollzazh ka’ i rigojnë
: 35 Po ti, Motër... mos kështu !.... Qindro pak, he bujareshë!...
Se ti kshtu, manati i Zotit, Cok po e çueke vedin dâm... Mjaft tash mâ...
të kjofsha true! 40 Lêne vaj’n nji her’, se plase! Zana e Madhe,
kryet pështetun M’bor’ të gjall’ t’Motërs trojane, E tue dnesë, dhimbshim tue
fshà, Merr e i thot’ me fjal’ të kputuna : 45 Qyqja Motër, se ç’m’ka
gjetë ! Se un mâ t’gjall’t nuk kam shka e bâj ! Se mue Tringën m’a kan vrá
! Se mue t’rijt-o m’a kan’ thá ! Të dy sŷt m’i kan’ verbue ! 50 Bjeshkë
e vrrî m’i kan’ shkrumue ! Gurrë e prrue m’i kan’ helmue ! As nuk kam pse t’hî
ndër valle !... Aa nuk kam pse t’bij ndër zalle !... Pse t’kerkoj hije edhe
mriza... 55 Pse t’kerkoj gurra e currila... T’kerkoj lila e drandofille, T’ndjeki
flutra nepër shtoja, Mollakuqe e xixilloja : Të prigioj un zogjt bylbyla ! 60
Kta për mue, Zot u farojshin ! Kurr mos kndojshin ! mos vallzojshin ! Kurr
mos dal’t për mue prendverë, Tash qi m’vran’ Tringën e mjerë, Qi e kam dasht’
si sŷt e ballit : 65 He mue m’gjoft’ moti për s’kthiellti ! Orë
e Zana prap piskatën, Prap ulkojat uluruen : Bjeshkë e male larg ushtuen. Ora
e bardh’ her’ tue i a lmue 70 Me dor’ ftyrën, her’ me rizë Lott
prej sŷvet tue i a terun Se sa ambël po i a kthen : Po ti jo, moj rrezja e bardhë,
Moj shtatrrituna në mjaltë ! 75 Se ty Tringa nuk t’ka dekë :
Nuk
t’ka dek’, moj, pasha verën ! Pasha vesën, qi rig’ Drita, Kur vegon m’at buzë
të malit ! Nuk t’ka dek’, moj, por t’ka lé 80 Sod për s’dyti ; se
n’Nokshiq Shqyptarís i la ajo nám ! Se kur sod npër buz’ t’agimit Krisi
pushka në Nokshiq E zu Shkaju me djeg’, me pjekë, 85 Me vra gjind,
e me ra pré M’dhên e dhí e m’lopë e qé : Si atij p’rherë i a ka hjek’ dera
: Cull e mull’ shka i kisht shpëtue, U vû n’t’hikun, e muer rreget 90
Rrezga- bjezga drejt Sutjesket, E as rob njerit s’mbet n’Bajrak ; Veç
se Tringa me t’vllán, Me at Curr Ulën shtrî për dekë : Shtrî për dekë kah nis’
me hjekë. 95 Anë e kand visesh s’Nokshiqit Rrihte pushka kurr pa
prâ : Stane e t’bana i’n flakadâ : N’tym t’agusht’ qiella mbërthye Mos me
u pá shoqi për brî : 100 Tue lurue shkina edhe shkjé, Si lavë ujqsh
zije në Shndré. Kah robitshin, kah plaçkitshin, Pleq e qull e grá kah vritshin
: Me gjith kta kjo e bija e botës, 105 Tringe Ulja e Ul Keqotës. Vllaut
fisnikja, nuk u dá, Der qi sŷt ktij mbyll’ s’i a ká, E si vllaut sŷt mbyllë
i a ká, E ka ndie si Shkjau po rrâte 110 Drejt kah tbani i saj,
kqyr ç’bâni Tringa at-her’. Në kambë âsht çue, Edhe aty, mbi vllá të dekun, Ka
zanë vasha ‘i bé të madhe ; Ka bâ Zotin - qoft’ levdue ! 115 Gjall’
Shkjaut n’dor’ se s’do t’i bijte, Tatë e nan’ se s’do t’koritte, S’do t’koritte
vllán për s’dekuni, Fisit marre s’do t’i lîte : Edhe, kap’ “hutën” e vllaut, 120
Fìll n’oborr vasha ka dalë. E ka pá nji Shkjá kryekcyem ; E ka pá, keq
ká mendue, Fort mâ keq desht me punue : Me e çue rob për vedi n’shpì. 121
Por, kur qeni i biri i qênit, Ka marr’ turrin me e robitë, Sa shpejt Tringa
aty i ndêi gati, Edhe m “hut’”, po sokolesha Mu në parzme shkjkaut i a njiti, 130
M’rragam dekun edhe e qiti. At-her’ shkjét Tringën’ kan vrá. Nuk ké, Zanë,
pra pse me kjá ; Se, mana, bija e malcores Ka qindrue si gjith fisniket: 135
Për të gjall’ nuk u dá vllaut, Gjall’ në dor’ nuk i rá shkjaut ; Edhe
vedin ka pague Si mâ i miri burr’ n’Malcí ; S’ka koritë as t’par as t’mbramë
: 140 Shqiptarís i a la ajo nám ! Ka me dalë kanga dikúr, e kahdo
qi shqipja t’flitet - Kjo e mashkulla gjuh’ hyjnísh - Ka me u kndue ndër
burra t’dheut 145 Për shka bâni e bija e botës Tringe Ulja e Ul
Keqotës, Kur pat kris’ lufta n’Nokshiq ; E nder rrezja shekllit t’êndet, Emni
i Tring’s larg do t’përmendet ! 150 Shka i ka thân’, váll, Zana e Madhe : T’paçim,
Orë, sa gjith kto male ! Mori e mbruemja me ves’ qiellit, Mori e njeshmja me
gjeth lilit, Mir’ shartue me rreze t’diellit : 155 Qi m’a ké synin
si hýll, Qi m’a çilë e qi m’a mbyllë Si ajo hana nepër pyllë : Se mue shpirtin
m’a freskove, Se mue zemrën m’a balçmove 160 Me kto fjal’, moj,
t’u ngjat’t jeta ! Moj pinjolla, vetull-holla. Se, mana, tash kurrnji grimë
Un për Tringën s’po kam dhimë ; Ke ajo, lule në ket jetë, 165 Lule
paska shkue n’at jetë, Edhe faqe t’bardh’ Malcís Lânë i paska, e ‘i nám Shqipnís. Animâ,
moj Bujareshë, Tash ti Tringën me m’ a veshë, 170 Me m’a veshë e
me m’a njeshë, Me m’a bâ gati për dhé ; Se, manà, zemra s’po m’bân M’i a
veshë un pajën e dekës. E kam dasht’ moj Ora e Madhe, 175 Si dritën
e syvet t’mí ! Sa mirë Ora veshë e ka ! Sa e mir’ Tringa aty m’ka dá ! Zana
e Madhe se ç’ka kjá ! Edhe ulkojat, manà t’ Zotit, 180 Rrijnë e kqyrin
si për mall. Mbasi veshë e ka e stolisë, Si ato virgjnat e Malcís, “Ndjesën”
arit n’varg florini M’fyt i a njet e Bukra e dheut. 185 T’dyja duert
mandje mbí zemër, Njanën m’tjetrën kryq, vendue I a ka e Mira, e me ‘i par’
rruza, Rreth për rreth tue u ardhë, ia lidhë: Si Shqiptarve t’dy mijë vjetvet 190
Doke lânë ua kan të Parët. Nderkaq Zana Shtatzarana, Me at Shtrumoren
e Vathnoren, Vorrin n’lila e drandofille E kan shtrue. Si e bân’ gati 195
Me e shtî n’dhé, kjo Zana e Madhe Po i bjen sipri, e puth e kjaj Dnes
e fshâj e shkrifu n’váj, Fryma s’mjerës n’fyt ka ‘i zêhet. Por si Ora e bardh’
trojane 200 Me shum múnd e ka shkep’ soje E për zemër pshtet’ po
e mbate, Orë e Zana Tringën pezull Para duersh e çuen, kalecas 205 Edhe
m’vorr e shtrîjnë mbí lule Drandofille. Zana e vogël, Njajo Dardha moskadele, Tue
dnes’ qyqja, e tue u lvyrë, Shkon e merr zogun e veres 210 Dhimbet
dek’nën shkamb rà i voccri, E e shtje n’vorr me Tringën bashkë : Qi për s’gjalli
aq fort, e mjera, Dasht’ m’ i kishte zogjt e verës !