2007-11-17 19:08:02

Sot në Novara u lumnua Antonio Rozmini: diti të dialogojë edhe me njerëzit larg Kishës.


(18.11.2007 RV)RealAudioMP3 Sot në Pallatin e Sportit të Novarës, kardinali Zhoze Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, në emër të Atit të Shenjtë, shpalli të lum Antonio Rozminin, një nga mendimtarët më të mëdhenj italianë, që jetoi ndërmjet viteve 1797-1855. Për figurën e mendimtarit të madh na flet Atë Umberto Muratore, epror provincial i rozminianëve italianë:
Përgjigje: - Antonio Rozmini qe njëkohësisht fisnik, prift, themelues urdhërash rregulltare, shenjt e – siç thatë edhe ju, mendimtari më i madh i shekullit të 18-të në Itali e mbase edhe në mbarë Evropën. Një i lum që përmbledh në vetvete gjithçka të fisme mund të dëshirojë çdo njeri. Lindi në Rovereto të Trentos nga një familje e pasur. Ishte djali i parë i familjes, i paracaktuar të trashëgonte gjithë pasurinë e prindërve, që kishin edhe tre fëmijë të tjerë. Por ai u bind shumë shpejt se vetëm Zoti është pasuria më e çmuar e se urtia e vërtetë është t’ia kushtosh gjithë jetën lumnisë së Hyjit e shërbimit të të afërmit. Ishte fjala për dashuri të krishterë intelektuale, për të studiuar e për të shkruar, duke i udhëhequr njerëzit te feja përmes arsyes. Kështu, nga i krishterë i mirë që ishte, u bë rregulltar; nga rregulltar, themelues i dy instituteve rregulltare me emrin ‘Instituti i dashurisë së krishterë’ për meshkuj e i ‘Motrave të Provanisë Hyjnore’ për femra. Sot ndjekësit e tij njihen me emrin rozminianë.  







All the contents on this site are copyrighted ©.