2007-11-17 19:08:22

Kremtim eukaristik për rifillimin e kultit në Bazilikën-katedrale të Brindizit, kryesuar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone.


(18.11.2007 RV)Tempulli, në të cilin sot rifilluan kremtimet, është rikthyer në shkëlqimin e parë, pas më se një vit punimesh brenda e jashtë ndërtesës së lashtë kishtare. Katedralja, e ndërtuar në vitet 1110-1132, e shkatërruar nga tërmeti i vitit 1743, e rindërtuar në vitin 1780, i kushtohet Shën Gjon Pagëzuesit. Shquhet për kullën-këmbanare baroke dhe për shtatoret e shenjtorëve Deodori, Lorenci i Brindizit, Leuçi e Piu X papë, vendosur në fasadë në vitin 1957.Pas kremtimit Eukaristik, kardinali Bertone kryesoi edhe kremtimin për bekimin e përurimin e seminarit të ri, ngritur me ndihmën e komunes së Brindizit për të strehuar të rinjtë që dëshirojnë t’ia kushtojnë veten Zotit e të afërmit në rrugën e meshtarisë. Seminari do të jetë edhe qendër kulturore fetare e shoqërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.