Benedikti XVI Këshillit Papnor për Baritorinë e Shëndetit: “Ta mbrojmë gjithnjë jetën,
sidomos atë të të moshuarve e të të sëmurëve.
(17.11.2007 RV)“Të mbrohet me guxim jeta dhe dinjteti i njeriut, posaçërisht
në se është i moshuar ose i sëmurë”: për këtë bëri thirrje Benedikti XVI në fjalimin
mbajtur sot para pjesëmarrësve të Konferencës Ndërkombëtare të Këshillit Papnor për
punonjësit e shëndetësisë, me temë: “Puna baritore në mjekimn e të moshuarve e të
të sëmurëve”. Papa kujtoi shembullin e paraardhësit të tij të dashur, Gjon Palit II
i cili gjatë viteve të sëmundjes i nxiti gjithnjë mjekët të mos bien kurrë në tundimin
e eutanazisë. Ishte një fjalim i pasionuar në mbrojtje të jetës, posaçërisht kur mosha
e sëmundja e e bëjnë njeriun të ligësht. Benedikti XVI i nxiti shkencëtarët, mjekët
e politikanët të mos harrojnë se tundimi i eutanazisë është një nga simptomat më alarmante
të kulturës së vdekjes, që përparon sidomos në shoqërinë e mirëqenies. Benedikti XVI
kujtoi fjalët e Gjon Palit II në Evangelium vitae e sidomos, shembullin që
dha Papa Vojtila përballë moshës e sëmundjes, të cilat i përballoi me fe e guxim,
deri në frymën e fundit.