2007-11-16 18:27:03

Një hap para në OKB lidhur me pezullimin e dënimit me vdekje.


(16.11.2007 RV)Votim historik ai i djeshmi në Kombet e Bashkuara: Komisioni i tretë i Asamblesë së përgjithshme miratoi në mbrëmje rezolutën lidhur me pezullimin e ekzekutimeve të të dënuarve me vdekje. 99 vende votuan në favor, 52 kundra e 33 abstenuan. Gjatë seancës u hodhën poshtë disa amendamente, përmes të cilave synohej manipulimi i arritjes së marrëveshjes, për të cilën u përpoq shumë edhe Selia e Shenjtë, përmes përfaqësuesve të saj në Pallatin e Qelqit në Nju Jork.Kujtojmë se rezoluta do të votohet më pas në Asamblenë e përgjithshme, ku shpresohet të miratohet përfundimisht, duke pasur parasysh se, përveç disa vendeve si SHBA e Kina, mbarë bota është kundër dënimit me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.