2007-11-15 17:33:38

Dokumenti katoliko-ortodoks i takimit të Ravenës: pranohet paria e ipeshkvit të Romës në Kishën universale, por të studiohen funksionet dhe privilegjet e posaçme.


(15.11.2007 RV)RealAudioMP3 “Sipas historisë dhe traditës kishtare, ipeshkvi i Romës konsiderohet protos, dmth ‘i pari’ si ndërmjet patrikëve të Kishave të Perëndimit, ashtu edhe ndërmjet atyre të Lindjes. Gjithsesi, privilegjet që rrjedhin nga një pari e tillë, duhen studiuar më mirë, për t’u pranuar nga të dyja traditat”. Kështu mund t’i përmbledhim shkurtimisht përfundimet në të cilat arrihet në dokumentin e rëndësishëm, që u publikua sot nga Komisioni i përbashkët ndërkombëtar për dialogun ndërmjet Kishës katolike e asaj ortodokse. Dokumenti është fryt i takimit të fundit të Komisionit të përbashkët, mbajtur një muaj më parë në Ravenë.







All the contents on this site are copyrighted ©.