2007-11-14 18:36:45

Serzh Bramerc do të jetë kryeprokurori i ri i Gjykatës së Hagës


(14.11.2007 RV)Serzh Bramerc, i cili ka kryesuar komisionin ndërkombëtar mbi vrasjen e kryeministrit libanez Rafik Hariri, do të jetë pasardhësi i Karla Del Pontes në Gjykatën e Hagës. Me një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun konfirmoi dje atë që pritej, pas deklaratës së Del Pontes se do të lërë detyrën në fund të vitit.


Negociata të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit e Prishtinës pa kufizime kohore. Ky është propozimi i ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov për arritjen e një kompromisi mbi statusin e Kosovës. Lavrov foli në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun e tij slloven, Dimitrij Rupel nga Ljubljana ku ndodhet për vizitë. Që nga 1 janari 2008, Sllovenia do të marrë në dorë presidencën e Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.