2007-11-14 18:00:50

Kuvend murgeshash në qelitë e torturave të sigurimit komunist: me ne, motër Lula.


(14.11.2007 RV)Murgeshat klarise kanë hapur prej kohe dyert e kuvendit të tyre në zemër të Shkodrës, atje ku dikur ishte fidanishtja e françeskanëve e më pas, dega e punëve të brendshme, ku u torturuan mizorisht njerëzit e Kishës. Tani vendi i torturave është kthyer rishtas në vend urate. E motrat nuk kanë harruar ta ruajnë një skaj të vendit të torturës, një qelë të fretërve, shndërruar në qeli, duke e kthyer në muze, për të mos harruar… Motrat kremtojnë çdo vit Udhën e Kryqit, duke kaluar nga oborri nëpër qeli, për të kujtuar ata që vuajtën në atë vend. Disa prej tyre, si kanë vizituar muzeun, kanë lënë shumë dëshmi të shkruara. Madje dëshmi kanë lënë edhe rojet e burgut. Njëri prej tyre, i penduar thellë për jetën e tij, shkruan: “U detyrova të shërbej në këtë vend mjerimi, për të shpëtuar jetën time e të familjes”. Këtë të kaluar të tmerrshme për Kishën e për të gjithë shqiptarët, ia tregoi botës motra klarise Sonia, përmes një interviste dhënë kanalit të internetit “Antenat e paqes të Shoqatës Gjoni XXIII”.
Folëm në telefon me motër Sonien, e ajo na lidhi me motrën shqiptare, Lulen, e cila së pari foli për organizimin krejt të veçantë të jetës së përditshme rregulltare të klariseve, në mikrofonin e Katarina Nushit:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.