2007-11-13 17:52:32

Kisha në Kenia, një zë që dëgjohet: prelatët e vendit afrikan në vizitë ‘ad Limina’ në Vatikan.


(13.11.2007 RV)Krishterimi u duk në Kenia pesëqind vjet më parë, së bashku me portugezët që shtegtonin drejt Indisë në kërkim të erëzave. Fara e parë e hedhur në trojet keniane do të lulëzonte më vonë, aty nga mezi i ‘800-tës, në sajë të predikimit të Etërve të Shpirtit Shenjt. Aktualisht në gjirin e 30 milion keniotëve, një e treta është e krishterë e 25 %, katolike. Kisha në Kenia, pikëmbështetje e rëndësishme për të gjithë banorët e vendit, është e organizuar në 4 kryedioqeza metropolitane e 20 dioqeza, që punojnë për mirëqenien shpirtërore, por edhe shoqërore të vendit, ku sfidat kryesore janë lufta kundër varfërisë dhe përhapja e sekteve fetare. Ky është realiteti që do t’i paraqesin Benediktit XVI ipeshkvijtë e shtetit afrikan qysh sot e deri më 24 nëntor, gjatë audiencave të vizitës së tyre ‘ad Limina’.







All the contents on this site are copyrighted ©.