(12.11.2007 RV)Shën Jozafati lindi në Vilnius të Lituanisë rreth vitit 1580
nga prindër ortodoksë. Rreth moshës 20 vjeçare u kthye në katoliçizëm dhe hyri ndër
rregulltarë bazilianë (1604), ku pas pak kohe u zgjodh i parë, pastaj abat e, së fundi,
kryeipeshkëv i Polozkut (1617). Gjatë gjithë jetës së tij meshtarake ruajti ritin
e Kishës Uniate, në harmoni të plotë me Kishën e Romës. Për këtë, gjithnjë në harmoni
me Romën, punoi pa pushim: riorganizoi klerin e vendit, jetën rregulltare dhe sjelljet
fetare. Ktheu në bashkimin e Kishës aq shumë njerëz, sa të quhej nga të gjithë: “
Rrëmbyes shpirtrash”. Kundërshtarët nisën ta urrenin për shkak të jetës së tij të
shenjtë, e sidomos të apostullimit, zhvilluar ndërmjet ortodoksëve të Rutenisë. Urrejtja
e ortodoksëve të shkëputur nga Kisha u thellua aq, sa një ditë i hynë të armatosun
në banesën e argjipeshkvisë, e mbytën mizorisht dhe trupin e tij e flakën në lumin
e Dunës. (Viterbsk, Rusia e Bardhë, 1623).