2007-11-12 18:32:02

Papa me ambasadorin e Xhakartës theksoi rolin e Indonezisë në luftën kundër terrorizmit e në nxitjen e dialogut ndërfetar.


(12.11.2007 RV)Kërcënimi i terrorizmit për paqen dhe unitetin e Indonezisë dhe roli i këtij vendi, ku bashkëjetojnë fe të ndryshme, në fushën politike ndërkombëtare, ishin në qendër të vëmendjes në fjalimin e Benediktit XVI drejtuar zotit Suprapto Martosemoto, ambasador i ri indonezian pranë Selisë së Shenjtë, gjatë audiencës së sotme në Vatikan për paraqitjen e letrave kredenciale.
Sigurisht– nënvizoi Ati i Shenjtë – sot fenomeni ndërkombëtar i terrorizmit është një nga kërcënimet më të rrezikshme. Prej këndej Papa vlerësoi lart qëndrimin e qeverisë së Xhakartës, e cila dënon dhunën e terrorrizmin, pavarësisht nga pretekstet, dhe e konsideron si sulm kriminal që, duke përbuzur jetën dhe lirinë, minon vetë themelet e shoqërisë. E edhe Benedikti XVI dënoi me forcë posaçërisht rastet kur emri i Hyjit përdoret për të përligjur veprime të tilla. Kisha – vijoi Papa, duke i qëndruar besnike mësimeve të Mjeshtrit të vet, dënon njëzëri përdorimin e fesë për qëllime politike dhe nxit zbatimin e ligjit humanitar në çdo aspekt të luftës kundër terrozrimit”Papa uroi që Indonezia, vend me shumicë myslimane, rreth 90% në gjirin e një popullsie prej 200 milionë banorësh, kohët e fundit, anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të luajë një rol të rëndësishëm e pozitiv për promovimin e bashkëpunimit ndërfetar si brënda kufijve të vet, ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.