2007-11-12 18:27:46

Katastrofë ambientale në Detin e Zi


(12.11.2007 RV)Rritet shqetësimi për emergjencën ambientale në Detin e Zi e në Detin e Azovit. Stuhia që dje shkaktoi mbytjen e 5 anijeve ka sjellë me vete viktima e të humbur. Deri tani, janë shpëtuar 35 vetë, 3 trupa pa jetë janë gjetur në breg e 8 marinarë janë të humbur. Autoritetet ruse flasin për “katastrofë ambientale me përmasa serioze”. Ndër anijet e mbytura, edhe një naftëmbajtëse, e cila ka derdhur në det rreth 1.300 tonelata naftë, ndërsa anijet e tjera ishin ngarkuar me squfur dhe substanca ferroze. Ekspertët mendojnë se korrentet do t’i bien këto substanca në Detin Mesdhe. Ndërsa po bëhen përpjekje për shpëtimin e ekuipazheve, autoritetet ruse njoftojnë se dy anije po mbyten e rrezikohen edhe katër të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.