2007-11-10 16:22:09

Vdekja e ringjallja në Shkrimin Shenjt


(11.11.2007 RV)Mos e harro Krijuesin... përpara se të vijnë ditët e zymta
( Prej Librit të Kohelet 11, 9-12. 8)


Rri në gëzim, o i rí, në riní tande,
e zemra jote të mbushet me haré në ditët e djelmënisë sate.
Ndiqi, po, rrugët e zemrës sate
e dishiret e syve tú.
Dije, veç, se mbi tana këto
Perendia ka me të lypë gjyq.
Largoje trishtimin prej zemrës sate,
kurseja trupit tand dhimbën,
përsè rinia e flokët e zez janë frymë që kalon.
Të biejë ndër mend për Krijuesin
ndër ditët e rinisë sate,
përpara se të vijnë ditët e zymta,
e të mërrijnë vjetët, për të cilat ka me t’u dashtë me thanë:
“Kurrfarë kënaqe nuk ndiej,
përpara se të xêhet dielli,
të erret drita, hana e hyjtë
e të kthejnë rishtas rêtë mbas shiut;
atëherë kur rojet e shtëpisë kanë me u dridhë
e kanë me u kukëzue trimat
e kanë me lanë punën ata që bluejnë,
përsè kanë mbetë pak
e kanë me marrë hije të zymtë ata që shikjojnë prej dritoreve,
e kanë me mbyllë dyert që janë në rrugë;
kur ka me u pakue zhurma e mokëns
e s’ka me u ndie ma cingrimi i zogjve
e kanë me prâ tana mekamet e kangës;
kur ka me u frigue njeriu prej naltësive
rrugët kanë me u bâ shauret;
kur ka me lulëzue bajami
e s’ka me këcye ma kacaleci
e kaparina s’ka me pasë fuqí,
përsè njeriu shkon në banesën e pasosun
e vajtoret tashma sjellen nëpër rrugë;
përpara se të këputet vargoni i argjandë
e kandili i artë të thehet
e të coptohet shtamba te kroni
e makarja të biejë në pus
e të kthejë pluhni në tokë, ku ishte përpara,
e shpirti të kthejë te Zoti, që e ka krijue.
O kotní e kotnive,
- thotë Kohelet -
gjithçka asht kotní!


Fragment nga Bibla e plotë, përkthye prej Atë Daniel Gjeçajt OFM në dialektin gegë (dorëshkrim)










All the contents on this site are copyrighted ©.