2007-11-10 18:57:37

Përkujtohet sot Shën Martini i Turit, Ipeshkëv.


(11.11.2007 RV)Për Shën Martinin thuhet se ishte: ushtar me zor, ipeshkëv për detyrë, murg për vullnet. I lindur në Panoni (Hungari) prej një tribuni, ndoq karrierën ushtarake në radhët e Rojeve të Perandorisë. Fëmijërinë e kaloi në Paví të Italisë e pastaj, si ushtar, shërbeu në Francë. Mbasi u pagëzua, u vu nën drejtim shpirtëror të Shën Hilarit (339). La karrierën ushtarake e, pak mbrapa, themeloi të parin kuvend rregulltarësh pranë Puatjë. Si u shugurua meshtar, pas vdekjes të ipeshkvit të Turit (372) u zgjodh ipeshkëv i asaj selie. Si bari i këtij dioqezi u bë apostull, mësues e bamirës i të gjithëve, posaçërisht i të varfërve e i fshatarëve. Me ndihmën e murgarëve të vet, ndihmoi fuqimisht shtresat e ulta të katundarëve e të barinjve dhe i dha shkas përparimit shoqëror të vendit e të Galisë mbarë. Vdiq në moshë të shtyrë, në vitin 397.
Është i pari shenjt jo martir i nderuar në elter prej Kishës.Ikonografia e paraqet gati gjithherë mbi kalin e vet duke prerë me shpatë mantelin e tij, për të mbuluar një të varfër, që dridhej rrugës prej së ftohtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.