2007-11-10 12:40:50

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 32-të gjatë vitit kishtar ‘C’


(10.11.'07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, e kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 32-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Fjala e Zotit e kësaj së diele na projekton drejt jetës së mbarim e të amshuar të përgatitur për të gjithë ata që e dëgjojnë Zotin dhe jetojnë prej tij.
Tema kryesore e leximeve biblike është ringjallja e njeriut. Feja në ringjallje lidhet ngusht me fenë në Hyjin e me botëkuptimin që kemi për të. Hyji në të cilin ne të krishtërët besojmë është Hyji i të gjallëve e jo i të vdekurve. Në pjesën e Ungjillit Jezusi duke u përgjigjur në pyetje të saducenjve, që nuk besonin në ringjalljen e të vdekurve, na mëson dy gjëra: ndryshimin midis “kësaj bote” e “botës tjetër dhe ringjalljes së të vdekurve”. Pastaj Jezusi flet për Abrahamin, Izakun e Jakobin e pohon: “Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë për Të jetojnë”. Pra njeriu është krijuar nga Hyji për të jetuar përgjithmonë, edhe përetj vdekjes. Po tani ti dëgjojmë leximet biblike e pastaj komentin nga Atë Anton Ndua OFM..RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.