Flamuri shqiptar vetëm në ditë festash në Maqedoni
(09.11.2007 RV)Një autobus me pasagjerë është sulmuar mbrëmë me armë në Pejë
të Kosovës. Sipas policisë, plumbat nuk kanë prekur asnjë udhëtar. Motivet e këtij
akti mbeten të panjohura për momentin.
Maqedoni, Hyn ne fuqi vendimi – Flamuri
Shqiptar vetem ne dite festash Sipas ligjit te ndryshuar, flamuri shqiptar
mund te perdoret vetem ne ditet e festave te komunes, pasi aty eshte hequr fjala "gjithmone"
dhe kane mbetur vetem fjalet "ne ditet e festave, edhe ne rastet e komunave me popullsi
shqiptare". Per pasoje, ne objektet shteterore do te perdoret vetem flamuri i Maqedonise
edhe ne rastet e vizitave te delegacioneve te huaja. Vendimi i Gjykates Kushtetuese
u mor me 24 tetor, po Fletorja Zyrtare nuk e botoi, pasi ai ishte marre ne prani te
kryetarit dhe ish firmosur nga nje anetar i Gjykates pa te drejte firme. Vete kryetari
i Gjykates Kushtetuese, Mahmut Jusufi dha doreheqjen pasi votoi kunder ketij ndryshimi
te ligjit. Disa dite pas doreheqjes se Jusufit, ne krye te Gjykates Kushtetuese te
Maqedonise u zgjodh Trendafil Ivanovski. (marre nga News 24)