2007-11-08 16:03:05

Sheshelj denoncon Gjykatën e Hagës: është e paligjshme


(08.11.2007 RV)Vojisllav Sheshelj, lideri ultranacionalist serb, procesi i të cilit filloi dje në Gjykatën e Hagës, pati mundësinë sot të mbrohej, duke e quajtur gjykatën “të paligjshme”. Haga është me paragjykime për serbët, deklaroi Sheshelj, i cili ashtu si Millosheviçi, mbrohet vetë. Sipas tij, Gjykata falsifikon historinë kur thotë se vrasja e 8 mijë personave në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 është genocid. Sheshelj nuk pranoi asnjërën prej akuzave të kryeprokurores Kristinë Dal, e cila parashtroi dje tri akuza për krime kundër njerëzimit, gjashtë për krime lufte, ku përfshihen persekutime, sekuestrime, vrasje e tortura. Sheshelj është dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës në vitin 2003 e gjykimi i tij parashikohet të zgjasë një vit.







All the contents on this site are copyrighted ©.