2007-11-08 15:25:03

Mesazh i Papës për 1600-vjetorin e vdekjes së Shën Gjon Krizostomit.


(08.11.2007 RV)“Foli plot pasion për unitetin e Kishës së përhapur nëpër botë, denoncoi kontrastin e thellë që ekzistonte në shekullin IV ndërmjet shkapërderdhjes së pasurive nga ana e të kamurve e varfërisë së thellë të skamnorëve, punoi pa kursim për t’i ndihmuar të sëmurët”. Këto janë disa nga tiparet e personalitetit të Shën Gjon Krizostomit, të cilat Benedikti XVI i kujtoi në një Mesazh drejtuar pjesëmarrësve në takimin që u hap sot në Romë për të kujtuar 1600-vjetorin e vdekjes së Atit të Kishës. Është një rast – shkruan Papa - që na nxit t’i thellojmë studimet për figurën e tij, t’u rikthehemi mësimeve që na la trashëgim e të përhapim devocionin e Shenjtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.