2007-11-06 17:41:41

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe


(06.11.2007 RV)Atë Bernardin Palaj “Prej burgut të jetës” (fragment poeme)

210 E po pse të lodhesh mâ ti, o mendja ême
Per me bindë njerzt per shka s’mrrîjnë me kuptue?
Po a s’e din ti, se arsyeja âsht nji vême
Se jo dritë p’r atê qi s’don me besue?
Kush i duel zot fjalës “Zot” kurr ditë të mirë s’pau
Ç’se ligj’n e vet Kaini, aj gjaksi i motit
215 Në mâ të parin truell e shkroi mûnd me gjak vllau:
“Vllau vllán le të mbyste, në punoftë mbas ligjes së Zotit!”.
At ditë e sot njerzimi me ket ligjë
Të drejtat e veta në shpí e në shtet tu’ i matë,
Tagrin me pasë arsye, me shue e me flligjë
220 Çdo të vertetë, ja vuer mâ të fortit për shpatë.
Prandej nierin në jetë na e shofim per herë,
Kah don me i bâ lakmít e jetës të perjetshme,
Ândet e veta mrrîn me i vû mbi ltér,
Tuj mbajtë, per hyjní edhè veset mâ t’etshme.
225 Âsht kot se të daresh, pra, tuj sajue fjalë
Ti, o mende e shkretë, kesh po sodis njerzimin,
Qi fill mbas mkatit e deri sá të jetë gjallë
Djemnit n’eltér do të vêjë - e në kryq hyjnimin.
Të shporrna Kainash prá: lêni të bertasin
230 Me shokët e Judës në Kalvár: “Luftë Perendís!”
Un e ti bashkë nji tjetër udhë do të shklasim;
Do të bím asajt, kah’ ra i Biri i Hyjnís.
Ksajt rá dikúr edhè Vasha e Zotit,
Qi i shtypi kryet atij gjarpnit të djemnuem
235 - Si pat premtue Lumnija në të xânun të motit –
Nji Njeri-Zot në krahnuer të sajë t’u u perftuem,
Njat urë per me qitë ndermjet qiellës e dheut,
Kah’ mund do të pshtote njeri, preja e ferrit:
Ksajt âsht i vetmi pshtim p’r atê qi shkmen
Zotin e Qiellve me fuqít e territ.








All the contents on this site are copyrighted ©.