2007-11-05 18:24:47

Presidenti i Pakistanit do ta heqë uniformën kur të përfundojë tranzicioni


(05.11.2007 RV)Dy ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, në Pakistan situata bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në janar, sipas parashikimit, pavarësisht nga zërat që flisnin për një shtyrje të mundshme. SHBA kanë dënuar ashpër vendimin e presidentit Musharraf për shpalljen e emergjencës dhe kanë rritur presionin si për ruajtjen e datës së zgjedhjeve, ashtu edhe për ta detyruar presidentin të heqë dorë nga detyra e kreut të ushtrisë. Vetë Musharraf përgënjeshtroi zërat për arrestin shtëpiak të tij, por përreth presidentit të Pakistanit po krijohet boshllëk politik. Benazir Buto, e sapokthyer nga Londra, po krijon rreth vetes një konsensus të gjerë opozitar. Sipas marrëveshjes me të, Musharraf duhet të heqë dorë nga kontrolli personal mbi ushtrinë, por akoma ndaj opozitës që kërkon mbajtjen e premtimit, është treguar dora e hekurt. 1500 vetë janë arrestuar në Karaçi e Lahore, duke shkaktuar reagimin e fuqishëm të Komisares së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Luizë Arbor. Ndërkaq, Britania e Madhe ka kërkuar që Pakistani të respektojë të drejtat kushtetuese, ndërsa Hollanda ka ndërprerë ndihmat ndaj vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.