2007-11-03 15:40:16

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 31-të gjatë vitit ‘C’


(02.11.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 31 gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Përmes kremtimit të Liturgjisë Hyjnore në këtë të diele kremtojmë përdëllimin e Hyjit i cili i pranon të gjithë njerëzit në përqafimin e Tij Hyjnor, duke i përmbysur planet e atyre që ndërtojnë botën duke krijuar vetëm pengesa e mure ndarëse. Pra leximet biblike të kësaj së diele trajtojnë temën e përdëllimit duke shtjelluar mirësinë e botës, të Zotit, të Krishtit. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na flet për Jezusin që vazhdon të ecën edhe sot e kësaj dite nëpër rrugët tona duke pranuar e mbledhur të gjithë ata persona që e kërkojnë me zemër të sinqertë dhe kthehen tek Ai, sikur na mëson shembulli i Zakeut, për të cilit flet Ungjilli i së dielës (Lk 20,27-38). Atë Ditë kur Jezusi u prit nga Zakeu në shtëpinë e tij, Mësuesi Hyjnor solli shpëtimin. Sikur Zakeu edhe ne jemi të thirrur nga Fjala e Zotit të kthehemi tek Hyji e ta pranojmë dashurinë e Tij, që mund ta ndryshojë mënyrën tonë të jetuarit e ti jap kuptim jetës. Zoti na shikon me sy të ndryshëm nga siç e shikojmë ne vetveten. Na shikon me mirësi e dashuri. Në Ungjillin e kësaj së diele Jezusi kërkon prej nesh kthimin në rrugën e vërtetë e të drejtë të Hyjit, na fton ta pranojmë dashurinë e Tij Hyjnore në të cilën mund të gjejmë udhën e lumturisë dhe vlerësimin e të mirave tokësore e të pasurive. Kthimi i krishtërë nuk është një akt rirtuali por jetik, pse sjell përcaktimin për Zotin e për të afërmin, sjell një rilindje të re shpirtërore të jetës. E tani këtu mund ti dëgjojni leximet biblike dhe komentin nga At Anton Ndua OFM.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.