2007-11-03 15:39:26

17 vjet më parë në varrezën e Rrëmajit në Shkodër u kremtua Mesha e parë, ende nën thundrën e diktaturës.


(04.11.2007 RV)Kanë kaluar 17 vjet nga 4 nëntori 1990, që mbeti i paharruar në mendjen e zemrën e shkodranëve e të të gjithë shqiptarëve, që nuk e kishin harruar Zotin, pas një gjysëm shekulli ateizmi shtetëror. Një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshtark, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në elterin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë. Ishte dom Simon Jubani, i cili kujton në mikrofonin tonë, ngjarjet që do të pasonin atë ditë të madhe:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.